February 23, 2022

ALBANIAN STORIES: Podcast me Diasporën Shqiptare

Shqiptarët në diasporë kanë pak media apo hapësira të rezervuara (përtej atyre konvencionale) ku mund të flasin për historitë e tyre personale të jetës larg vendit të origjinës. Ndërkohë, narracioni nga perspektiva e vendit amë është shumë herë përgjithësues - ata zakonisht shihen vetëm si një numër i madh!

GERMIN dhe Fondacioni Global Shqiptar lajmërojnë serinë e parë të podcast/vodcast-it që do të fokusohet në "Tregime Shqiptare" të anëtarëve tanë të diasporës.

Seria javore është që njerëzit të ndajnë histori Origjinale rreth asaj se "Çfarë do të thotë të jesh shqiptar që jeton në diasporë?". Këto histori personale do shpalosin më shumë se si ata (pjsëtarët e diasporës) lidhen me vendin e origjinës, në çfarë mënyrash marrin forcë nga atdheu, si po përshtatet jeta në diasporë, ose histori se si ata kontribuojnë në vendin amë edhe nga larg. Qëllimet tona përmes kësaj serie janë:

  • Frymëzimi i shqiptarëve në mbarë botën me historitë tona kolektive të suksesit;
  • Lidhja e pjesëtarëve të diasporës në mbarë botën përmes historive personale, të ndryshme dhe unike;
  • Inkurajimi i të rinjve në diasporë për të marrë pjesë në programin tonë të ri “OrigjinAL”.

OrigjinAL është një program i përbashkët i GERMIN dhe GAF, që synon të ofrojë një përvojë vullnetare, arsimore dhe kulturore për të rinjtë e diasporës, që do të forcojë përkatësinë e tyre identitare dhe do të krijojë lidhje afatgjata, veçanërisht me bashkëmoshatarët e tyre në vendet amë.

Ne besojmë se seria e podcast/vodcast-it “Albanian Stories” do të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të arritur tek mijëra shqiptarë në mbarë botën dhe në vendet amë, dhe se OrigjinAL do të tërheqë qindra e më vonë mijëra të rinj të Diasporës që të angazhohen më shumë me vendet e tyre të origjinës.

Get ready! / Bëhuni gati!

Application will open on May 25th, 2022.

Aplikimi hapet më datë 25 Maj, 2022.