Package

Përvojë Vullnetare

Qëllimi kryesor i OriginAL është të edukojë të rinjtë e diasporës rreth kulturës shqiptare. Nuk ka mënyrë më të mirë për të mësuar sesa aktivitetet vullnetare. Kjo eksperiencë do t'ju hapë sytë drejt këndvështrimeve të reja nga historia, arti dhe zanati deri te këndimi i folklorit shqiptar dhe të ndjerit etnik me kostume tradicionale, nuk shkon më shqiptar se kaq!

Rugovë

Rugova është një rajon malor që ndodhet në veriperëndim të qytetit të Pejës. Rugova është rajon i përshtatshëm për ecje, ski, alpinizëm, paragliding dhe pikniqe. Me peizazhin e saj që të lë pa frymë Rugova është e pasur me shpella, ujëvara, maja të larta dhe tunele.

Berat

Qyteti i Beratit është i njohur për arkitekturën dhe peizazhin e tij historik dhe njihet si "Qyteti i një mijë dritareve", për shkak të shumë dritareve të mëdha të shtëpive të vjetra të dekoruara me pamje nga qyteti. Është e paqartë nëse me të vërtetë do të thotë "Një Mijë" apo "Një mbi një".

Prizren

Prizreni është një nga qytetet më të mëdha të Kosovës. Pa dyshim, Prizreni është 'kryeqyteti historik i vendit'. Prizreni është një qytet multikulturor që me shekuj ka arritur të ruajë traditat e tij. Qyteti u bë një qendër kryesore kulturore shqiptare dhe kryeqyteti koordinues politik dhe kulturor i shqiptarëve nga Kosova.

Tiranë

Tirana është kryeqyteti, dhe në të njëjtën kohë, qyteti më i madh i Shqipërisë. Ndodhet në qendër të vendit, i rrethuar nga male dhe kodra, me Dajtin që ngrihet në lindje dhe një luginë të lehtë në veriperëndim me pamje nga deti Adriatik në distancë. Tirana mbart brenda histori të vuajtjeve të shqiptarëve, sidomos me muzetë që zbulojnë vitet e diktaturës.

Kalaja e Krujës

Kalaja e Krujës është një kështjellë në qytetin e Krujës në Shqipëri, dhe po ashtu qendra e rezistencës së Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane. Gjatë Revoltës Shqiptare të viteve 1432-1436 qyteti u rrethua pa sukses nga Andrea Topia dhe sundimi osman u rivendos. Pas rezistencës së Skënderbeut në 1443, kështjella përballoi tre rrethime masive nga perandoria osmane përkatësisht në 1450, 1466 dhe 1467 me garnizone zakonisht jo më të mëdha se 2000-3000 burra nën komandën e Skënderbeut.

Get ready! / Bëhuni gati!

Application will open on May 25th, 2022.

Aplikimi hapet më datë 25 Maj, 2022.