May 30, 2022

Ekipi i GERMIN-it zhvillon një vizitë studimore në Izrael

Lirim Krasniqi dhe Arbnor Mjeku nga GERMIN kanë filluar sot vizitën studimore në Izrael. Ata sot janë takuar me Lior Shmueli, zv. President i departamentit të ngritjes së fondeve, Victoria Bar Zman, menaxhere e departamentit të operacioneve dhe Gia Arnstein, presidente e departametit të edukimit të fondacionit/programit Taglit-Birthright Israel תגלית. Gjatë kësaj jave, Krasniqi dhe Mjeku do të zhvillojnë takime me grupet e të rinjve të diasporës hebreje të cilët janë aktualisht në Izrael - pjesë e programit ‘Birthright’. Qëllimi i kësaj vizite është studimi i programit “Birthright”, nga ku është modeluar nisma e GERMIN dhe Global Albanians Foundation e quajtur OriginAL. Kjo e fundit synon angazhimin e të rinjve të diasporës shqiptare në vendet e origjinës, përmes një udhëtimi dyjavor në Kosovë dhe Shqipëri, i cili do të ndodhë më datat 10-22 gusht 2022.

Get ready! / Bëhuni gati!

Application will open on May 25th, 2022.

Aplikimi hapet më datë 25 Maj, 2022.