March 21, 2022

OriginAL, një udhëtim për të zbuluar rrënjët

Gjeji rrënjët e tua! Një slogan aq i thjeshtë e njëkohësisht aq domethënës. Njeriu është gjithmonë në kërkim të rrënjëve dhe të kaluarës! Sado larg vendit të origjinës të jemi, gjithmonë rikthehemi aty, tek vendi i paraardhësve.

Për ne si GERMIN është e rëndësishme që atdhedashurinë ta mbjellim qysh në vitet e para të jetës. Prandaj, edhe lindi ideja e një programi si OriginAL-i. Siç edhe u shpreh Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi, më 6 maj kur u lansua ky program në Tiranë “Nuk ka asgjë më të mirë, se një ideje që i ka ardhur koha”, e ne mendojmë që ky është momenti i fundit që një program i tillë të vihet në jetë. Më shumë për ngjarjen që lidhet me lansimin e OriginAL mund të lexoni këtu. 

The OriginAL program was born out of a need to give young people in the Diaspora the opportunity to get to discover their roots. The second and third generations of young people in the diaspora are naturally exposed to diverse communities, but not very much embodied in their native or original culture and countries. New dynamics of migration among Albanians have made it difficult for the parents to pass on ties with their homelands to their descendants. Meanwhile, home countries such as Albania and Kosovo, have not yet built institutional mechanisms to stay close to the new diaspora communities and keep them connected to the origin. OriginAL as well as the name itself is unique in many dimensions. Origin and AL means ‘Albanian Origin’ and is dedicated to all those young people who for one reason or another have not been able to connect to their country of origin.

Aplikimi është hapur më datën 25 maj. Mënyra e aplikimit është shumë e thjeshtë. Ne na duhen të dhënat personale (të cilat mbesin konfidenciale) si dhe një letër apo video motivuese që shpjegon arsyet pse dëshironi të merrni pjesë në këtë program. Të rinjtë e diasporës që kanë prejardhje shqiptare (një prind apo gjysh/e), janë të moshës 18 deri 24 vjeç mund të përjetojnë ditët më të mira të jetës përmes programit OriginAL. Afati për të aplikuar mbetet i hapur deri më 15 qershor. 

OriginAL aims to strengthen the connection of the diaspora youth with the countries of their ancestors,  strengthen their Albanian identity, and connect them with their peers living in Albania and Kosova.

OriginAL është modeluar nga Israeli, saktesisht nga Taglit – Birthright Israel, Birthright Africa, Reconnect Hungaria, Birthright Armenia dhe programe të ngjashme në vende të ndryshme të botës. Me qëllim të familjarizimit me programin, bashkë-drejtuesi i GERMIN, Lirim Krasniqi dhe menaxheri i projekteve, Arbnor Mjeku, vizituan Izraelin ku mësuan nga afër se si realizohet Birthright në këtë shtet. GERMIN dhe GAF janë të përgatitur në çdo aspekt që 40 të rinjve nga diaspora të iu ofrojë një eksperiencë jetësore të paharrueshme. 

Si vit pilot, ne synojmë të sjellim të paktën 40 të rinj shqiptarë nga e gjithë bota në Shqipëri dhe Kosovë për dy javë në gusht të vitit 2022, duke synuar ta rrisim këtë numër në qindra e më pas në mijëra të rinj shqiptarë nga e gjithë bota në vitet e ardhshme. Qëllimi i programit është t’u ofrojë një përvojë vullnetare, arsimore dhe kulturore të rinjve shqiptarë të Diasporës (18-24 vjeç) në vendin e tyre të origjinës, pa pagesë.

More information about the program can be found at www.origin-al.org

Get ready! / Bëhuni gati!

Application will open on May 25th, 2022.

Aplikimi hapet më datë 25 Maj, 2022.