November 8, 2021

RUAJE DATËN – LANSIMI I KONFERENCËS PËR ORIGINAL, 11 DHJETOR, 2021

GERMIN dhe Global Albanians Foundation, janë të lumtur që të lajmërojnë OriginAL-inOriginAL është program i përbashkët që është modeluar nga Birthright IsraelBirthright Armeniadhe programet tjera të ngjashme. Ne kemi qëllim që të rinjve të diasporës të ua afrojmë një ndjesi tjetër identiteti dhe që të krijohet një lidhje më e fortë sidomos me bashkëmoshatarët nga vendlindja e tyre.

Pse OriginAL?

Të rinjtë janë e ardhmja dhe burimi më i vlefshëm. Nëse investojmë si duhet të gjithë jetërat tona do të përfitojnë. Ne jemi ambicioz që të krijojmë një histori suksesi të lidhjes së mijëra të rinjve shqiptarë me shtetet e tyre të origjinës. Dhe kjo storie fillon tani me mbështetjen e juaj.

Kush do të marr pjesë në OriginAL?

OriginAL do të lansohet më 2022 dhe ne planifikojmë që të sjellim 40 të rinj në vitin e parë në Shqipëri dhe Kosovë. Fokusi jonë primar do të jenë të rinjtë që janë të interesuar në:

  • Ndërmarrësi dhe Informacion
  • Mjedis dhe Burime të Natyrës si dhe
  • Art dhe Kulturë.

Cfarë mund të prisni?

Konferenca do të mbahet në Accelevents platformë online që ne e bëmë edhe vitin e kaluar Diaspora Flet 2020. Kjo konferencë do të përmbajë panele diskutimi, ndërlidhje virtuale dhe shumë më shumë se kaq. Së shpejti ne do ua dërgojmë detajet e regjistrimit dhe agjendën.

Më pas?

Do të merrni më shumë informacione nga ne këtë muaj, përmes rrjeteve sociale dhe buletinit, pasi ne do e promovojmë OriginAL në konferencën e 11 dhjetorit.

Get ready! / Bëhuni gati!

Application will open on May 25th, 2022.

Aplikimi hapet më datë 25 Maj, 2022.