January 11, 2023

Prindërit e kanë trupin në Britani të Madhe por mendjen në Kosovë

Babai im ka migruar nga Obiliqi në Gjermani në vitin 1992 dhe më pas më 1997 ai u zhvendos për në Britani të Madhe. Kurse nëna ime u detyrua të largohet nga vendlindja e saj, Fushë-Kosova, gjatë luftës në Kosovë, në prill të vitit 1999. Ajo për pak qëndroi në kampin e refugjatëve në Stankovic dhe më pas u zhvendos për në Manchester, si refugjate e luftës.

Pikërisht në Manchester u takuan prindërit e mi dhe më pas u zhvendosën në Londër, ku edhe u martuan. Për nënën time ky ishte një ndryshim i madh. Ajo ishte mësuar që të jetonte me një familje të madhe dhe papritmas ishte tërësisht e vetme në një shtet tjetër.

Pas migrimit nëna ime vendosi që të studiojë për kujdes ndaj fëmijëve dhe ka punuar si mësuese asistente për fëmijët me nevoja të veçanta. Kurse babai im ka punuar shumë punë kur u shpërngulën në Londër, duke filluar nga kamarier, ndërtues, lavazh makinash dhe asistent për kompani helikopterësh.

Trina dhe nena e saj

Babai im ka punuar shumë punë kur u shpërngulën në Londër, duke filluar nga kamarier, ndërtues, lavazh makinash dhe asistent për kompani helikopterësh. 

Unë kam lindur më 19 nëntor të vitit 2000 në Londër dhe pas meje erdhi në jetë edhe vëllai im. Që nga ajo kohë prindërit prindërit janë kujdesur që çdo herë unë dhe vëllai im të shkojmë në Kosovë. 

Cdoherë kur udhëtojmë në Kosovë apo Londër ne i shohim të dy vendet si shtëpi.

Më janë dashur shumë kohë që të kuptoja se pse nuk kam familjarë të tjerë në Londër, si çdo fëmijë tjetër. Unë e dija që kam familjarë në shtete të ndryshme por ata të gjithë jetonin në Kosovë apo Diasporë. Atëkohë nuk e kuptoja mirë migrimin dhe njerëzit nga diaspora. Por unë gjithmonë e pyesja nënën time për arsyen pse ajo kishte migruar në Britani të Madhe dhe historia e saj më ka bërë që të zbulojë identitetin tim.

Trina

Njerëzit më pyesnin gjithmonë për Kosovën; Për pozitën gjeografike, shtetësinë, historinë, për luftën, për identitetin tim – dhe më vinte jashtëzakonisht keq që unë nuk kisha asnjë informacion. Kur më bënin kaq shumë pyetje unë nuk i dija përgjigjet dhe ndihesha një mashtruese. Më është dashur që të mësoj vet. Historinë e nisa duke mësuar për gjyshin tim (Hamdi Grajqevci).

Në Londër kam pasur shumë probleme që të tregoj për identitetin tim dhe njerëzit më thonin që unë isha britanike, pasi isha e lindur aty dhe identiteti familjar ishte i familjes, jo i imi. Atëkohë ndihesha në siklet që të debatoja me ta, por gjithmonë e dija se nga jam.

Në anën tjetër anëtarët e familjes time në Kosovë gjithmonë më komentonin ‘që nuk flisja mirë gjuhën shqipe’ dhe ndihesha e turpëruar. Për shkak të një problem që kam me proecesin e të mësuarit, kam pasur vështirësi ta mësoj gjuhën shpejtë. Por jam e lumtur që kam gjetur njerëz dhe familjarë të cilët gjithmonë më inkurajuar të flasë në gjuhën shqipe.

Ndonëse prindërit e mi janë të integruar në komunitetin britanik dhe punojnë këtu, ata sërish ndjejnë që trupi i tyre është në Britani të Madhe por mendja në Kosovë.

Ne jetojmë në dy vende që i quajmë shtëpi.

Unë këtë e shoh si përparësi, pasi i përdori të dy identitetet që të largohem nga guaska dhe për këtë nuk ndihem e turpëruar.

Në projektet e mija të hershme të artit kam biseduar shpeshherë me njerëz që më pyesnin ‘nga janë prindërit e tu’ duke e treguar haptas indinjatën e tyre për njerëzit si prindërit e mi, që kishin migruar në Londër. Në atë moshë unë nuk dija se si tu përgjigjesha dhe nuk kisha informacione për migrimin. Tani, ndihem shumë e ofenduar nga komentet e tyre, pasi ata asnjëherë nuk e kanë studiuar migrimin më thellësisht.

Trina

Mësimet mbi identitetin tim shqiptar erdhën gradualisht por gjithmonë e kam përdorur artin që të përfshihem në projekte të ndryshme – kështu duke e përdorur pasionin tim që të mësoj më shumë. Përmes njohurive dhe kreativitetit tim, e kam edukuar vetën për kulturën dhe historinë time familjare. Prandaj, unë së shpejti do punoj sërish me shqiptarët e Kosovës në mënyrë që të mësoj më tepër prej tyre.

Trina dhe miket e saj gjate OriginAL 2022

Since then, I’ve been using my creative knowledge to help educate myself about my culture and family history. I will soon work on more about the Kosovan people wanting to work with them and learn from them.

Get ready! / Bëhuni gati!

Application will open on May 25th, 2022.

Aplikimi hapet më datë 25 Maj, 2022.